COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 822 të vaksinuar, 4013 testime, 796 të shëruar, 1184 raste të reja dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot në lidhje me situatën e COVID-19 se në 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antikovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antikovid.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14  pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja,  të moshave 48-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (21 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1184
Të shëruar në 24 orë      796
Të shtruar në spitale      632
Humbje jete në 24 orë  13
Testime ditore                4013
Testime totale          440,490
Raste pozitive            100,246
Raste të shëruara        63,329
Raste Aktive              35,251
Humbje jete                1,666
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     21449
Fier          2888
Durrës      1833
Vlorë        1816
Shkodër    1466
Elbasan     1087
Lezhë       1031
Berat        1017
Korçë        966
Gjirokastër 938
Dibër        382
Kukës      378
/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.