Barazia gjinore/ Qeveria shqiptare në 5 vendet e para, në klasifikimin e OKB

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Barazia gjinore vijon të jetë në qendër të vëmendjes së politikave mbështetëse të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Elbasani, se “qeveria shqiptare është në 5 qeveritë e para, në klasifikimin e OKB për barazinë gjinore’.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Elbasanit, Rama vuri në dukje se, arritjet dhe rezultatet në këtë drejtim sigurisht që janë të rëndësishme dhe të pamjaftueshme, ndaj shqetësimet janë jo të vogla.

“Ne kemi bërë përpjekje që gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur që nga korrniza ligjore, eleminimin e dhunës ndaj grave, eleminimin e dhunës në familje duke vijuar me incentiva për ndihmë ekonomike që iu jepet grave si kryefamiljare edhe kur është burri kryefamiljar, për të vijuar me mbështetjen në incentivat e përfshirjes së grave në sipërmarrje të reja”- tha Rama.

Sipas tij, një nga pikat që do të sjellë rezultate në këtë dejtim është mbështetja e sipërmarrjeve të drejtura nga gratë.

“Kemi shumë gra në Shqipëri që merren me artizanat, apo janë të përfshira në rrjete të ndryshme pune, në funksion të iniciativave të ndryshme private, që ne po i mbështesim në mënyrë specifike. Ndësa ka dhe shumë gra të tjera që janë të gatshme të përfshihen edhe në projektet e sipërmarrjes në agroturizëm”- tha Rama.

Kryeministri theksoi se “po punojmë për të hartuar një kornizë  me akses me disa portofole të shtetit ku një vëmendje i kushtohet inicentivave të grave, ndërsa rritja e hapësirave për aktivitete komunitare të fëmijëve është një domosdoshmëri tjetër në mbështetje të grave”.

Gjithashtu kryeministri vuri në dukje se, në lidhje me angazhimin e grave në familjare, me fëmijët, ndihmë e madhe është edhe ndryshimi i përmirësuar i situatës së kopshteve dhe shkollave.

“Në Shqipëri ka ndryshuar situata me kopshtet, shkollat, këndet e lodrave ndërsa synojmë krijimin e më shumë hapësirave për fëmijët me standarde bashkëkohore për socializimin e tyre që të ketë një cilësi më të mirë dhe të krijojë një bazë më të mirë për rritjen e tyre. Eshtë një temë që prek një nga pikat më delikate njerëzore dhe mundësitë për progres janë aty”.tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.