Tatimpaguesit që nuk janë më subjekt i TVSH-së/ Afati për dorëzimin e dokumenteve, nga 1 marsi deri 31 gusht

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) njofton se të gjithë tatimpaguesit që nuk do të jenë më subjekt i TVSH-së, kanë detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSH-së) pranë strukturave në DRT që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre.

Sipas njoftimit të DPT afati për dorëzimin e fletëve dhe/ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 01 Mars-31 Gusht 2021 dhe dokumentacioni tatimor mund të dorëzohet dorazi ose me postë rekomande sipas formateve, të cilat i gjeni si dokumente ndihmëse poshtë këtij njoftimi.

DPT bën me dije se një kopje e procesverbalit të konfirmimit (Aneksi 3) do ju vijë në mënyrë elektronike nëpërmjet çështjeve të krijuara në [email protected], nga inspektorët e kontrollit nga zyra, të cilët administrojnë dosjen tuaj.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtoritë-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së apo ti drejtoheni zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të juridiksionit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.