Karçanaj: Në një vit, e-Albania u ka kursyer 1.36 milionë euro shqiptarëve

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/- “Platforma e-Albania ka kursyer para dhe kohë për qytetarët dhe ekonominë shqiptare”.

Kështu thotë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, e cila ka publikuar edhe shifrat e bilancit të kohës dhe parave të kursyera për vitin që sapo lamë pas.

Kështu, sipas Karçanajt, “1.2 milionë qytetarë morën shërbime direkt, pa ecejake, 293 vite kohë janë kursyer vetëm nga mungesa e radhëve dhe 1.36 milionë euro janë kursyer nga xhepat e qytetarëve nga heqja e taksave dhe tarifave për shërbimet dhe dokumentet”.

Karçanaj e cilëson digjitalizimin një histori suksesi referuar kështu edhe vlerësimin që i kanë bërë e-Albanias organizatat ndërkombëtare si OECD, OKB, DASH, KE dhe RESPA.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.