ITALI – 14 931 raste ditore dhe 251 viktima nga COVID-19

ROMË, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Janë 14 931 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, ndërsa viktimat 251, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Aktualisht, personat e shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 janë 2 063 persona, duke shënuar një rritje me 4 njësi në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Pranimet ditore në spital me simptoma COVID-19 janë 137.

Në pavijone të zakonshme COVID-19, tani ndodhen 17 725 pacientë, më pak se 106 njësi, e krahasuar me dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.