GJERMANI – Merkel: Me Biden bashkëpunimi shumëplanësh është më i fortë

MYNIH, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Me ndryshimin e presidencës në SHBA bashkëpunimi shumëplanësh është forcuar dhe kjo është treguar tashmë në vendimet e para të administratës amerikane, theksoi Angela Merkel pas samitit të G7-s.

Merkel nënvizoi se kjo ishte gjithashtu e qartë për G7 dhe përmendi iniciativën Covax, që riforcon G7-n në tërësi.

“Unë do të përpiqen të jap një impuls të ri në negociata”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas G7-s në përgjigje të një pyetjeje për kërkesën e Iranit për SHBA-në në lidhje me shmangien e sanksioneve.

“Kam folur gjithashtu me presidentin iranian, Rohani katër ditë më parë, Tashmë ne duhet të bëjmë kujdes që të mos ketë çështje se kush e bën hapin e parë”,  theksoi Merkel.

“Të gjithë bien dakord që kjo marrëveshje të ketë një mundësi tjetër”, shtoi kancelarja.

“Pandemia do të mposhtet vetëm kur të gjithë në botë të jenë vaksinuar”, deklaroi kancelarja, Angela Merkel në përfundim të samitit të G7-s./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.