Drejt përfundimit rruga e Çermave për në Divjakë/Braçe: Ata që mendojnë se blejnë njerëz me lekë, nuk do bëjnë gjë veç lekë për veten

TIRANË, 20 shkurt /ATSH – I. Vata/- Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot së rruga e Çermave për në Divjakë është drejt përfundimit.

Braçe shprehet se “ne punojmë për njerëzit, ndërsa ata mendojnë të blejnë njerëzit dhe ky është një ndryshim i madh mes nesh dhe atyre”.

“Në punë pa pushim për njerëzit. Rruga e Çermave për në Divjakë, në Sheneremte, edhe pak në destinacion. Sepse puna ka vlerë, veprat mbeten. Plehrat që mendojnë se blejnë njerëz me lekë, kurrë nuk do bëjnë gjë veç lekë për veten e tyre. Ky është ndryshimi dhe kështu do mbetet. Plehrat me plehrat, punëtoret me njerëzit”, shprehet ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.