“Bashkëpunimi ynë, model edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”/Komisionerja e BE-së: Shqipëria reforma të mëdha e progres të mrekullueshëm

TIRANË, 20 shkurt /ATSH – I. Vata/-Progresi i Shqipërisë i bërë gjatë vitit të fundit është vërtetë i mrekullueshëm ndërsa janë marrë reforma të mëdha në vend si reforma e drejtësisë apo ligji i azilit.

Kështu u theksua gjatë konferencës së përbashkët për mediet të Kryenegociatorit të Shqipërisë me BE, Zef Mazi me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson pas takimit me Kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij, Mazi tha se “sot Kryeministri i Shqipërisë, pati kënaqësinë të pres në takim Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson me të cilën Kryeministri pati një diskutim të hapur mbi bashkëpunimin tonë të deri tanishëm me BE rreth gjithë gamës që përfshinë tematika të çështjeve të brendshme”.

“Kjo vizitë zhvillohet në kohën e duhur me një fokus të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria është në prag të fillimit të negociatave të anëtarësimit dhe çështja që diskutuan Kryeministri dhe Komisionerja kanë padyshim ndikim në përparimin tonë përpara”, tha ai.

Mazi shtoi se “Kryeministri dhe Komisionerja ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë midis Shqipërisë dhe BE-së, bazohet jo vetëm te vlerat e përbashkëta që ne ndajmë, por edhe te interesi ynë i ndërsjelltë për më shumë siguri për qytetarët tanë”.

“Gjatë bisedës me Komisioneren, Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuar nga autoritet tona. U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunimi policor, bashkëpunim me agjencitë e ndryshme ligjzbatuese të BE dhe vendeve anëtare, çështje të kontrollit kufitar, menaxhimit sa më të mirë të migracionit, etj. Bashkëpunimi që Shqipëria ka me FRONTEX, si i vetmi vend anëtar në Ballkanin Perëndimor, por jo anëtar në BE, ende, që ka forca të njësisë bregdetare dhe të kufirit europian të vendosura në territorin e tij, demonstron më së miri kontributin e qenësishme që jep Shqipëria për sigurinë e përbashkët europiane”, tha ai.

Mazi shtoi se “Kryeministri e siguroi Komisioneren se mund të mbështetet te qeveria shqiptare dhe tek përkushtimi i saj për të përparuar në fushat e sipërpërmendura si për të zgjeruar më tej bashkëpunimin tonë në përmbushje të objektiva të përbashkëta”.

Po ashtu, Mazi tha se “Kryeministri informoi Komisioneren, që në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë rajonal dhe angazhimin për krijimin e tregut rajonal të përbashkët, jemi drejt nënshkrimit të një marrëveshje rajonale për qarkullimin vetëm me letërnjoftim, kartë identitet të qytetarëve nga të gjitha vendet e rajonit, si dhe lehtësimin e hyrjes dhe lëvizjes së qytetarëve të vendeve tona. Në kontekstin e bashkëpunimi ballkanik, përmendet rëndësia e shtrirjes së iniciativës të korsive të gjelbra, lancuar në mars të viti të kaluar, edhe përtej rajonit me vendet kufitare anëtare të BE-së. Ky është hapi i parë, jo vetëm drejt integrimit të rajonit në tregun e përbashkët europian, por dhe një hap cilësorë drejt rimëkëmbjes ekonomike të vendeve tona pas pandemisë”.

“Kryeministri i shprehu Komisioneres gatishmërinë, pritshmërinë që vizita e saj në Tiranë t’i shërbej si një burim solid i përvojës dhe informacionit mbi progresin që Shqipëria ka bërë gjatë vitit të fundit dhe që të kemi mbështetjen e saj në të gjitha diskutimet e ardhshme në Bruksel me synim që të finalizohet sa më shpejt vendimi për të miratuar kuadrin negociues për Shqipërinë dhe për të caktuar datën për zhvillimin e Konferencës të Parë Ndërqeveritare.

Komisionerja Johansson: Shqipëria, progres të mrekullueshëm

Nga ana e saj, Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha se “është kënaqësi që jam këtu në Tiranë me ftesë që më është bërë dhe është vërtetë kënaqësi që patëm një diskutim të hapur dhe sinqertë me Kryeministrin Rama”.

“Ne folëm për shumë gjëra sigurisht, por një nga mesazhet kryesore që kam dhënë këtu është që të përgëzoj Shqipërinë për ecurinë që është arritur, në veçanti gjatë vitit të fundit dhe jo vetëm në fushën e këtij mandati që mbuloj unë, pra për çështjet e drejtësisë dhe për punët e brendshme, për sigurinë dhe migracionin. Ne fakt, ecuria progresi i Shqipërisë i bërë gjatë vitit të fundit është vërtetë i mrekullueshme, shumë i mirë, dhe prandaj ky ishte vendimi që mori Komisioni në muajin mars, pra vendosi që të çelen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe në dhjetor ne e pamë se tashmë u përmbushën të gjitha kushtet për të zhvilluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare për negociatat për anëtarësim me BE. Natyrisht që kjo do të duhet të konfirmohet dhe do vendoset edhe nga Këshilli, por ky është rekomandimi i Komisionit Europian”, tha komisionerja.

“Kur ne shikojmë të gjitha fushën apo gamën e çështjeve të drejtësisë dhe të çështjeve të brendshme, shkojmë këtë ecuri, progres të mrekullueshëm që është bërë dhe shumë të rëndësishëm dhe duhet të punojmë se bashku në mënyrë që ne t’i japim fund financimit të terrorizmit, të menaxhojmë emigracionin së bashku. Ne duhet të kemi një bashkëpunim më të mirë policor edhe një zbulim më të mirë të krimit edhe në kufijtë tanë”, shtoi ajo.

“Shqipëria ka qenë vendi i parë jo anëtare e BE-së ku ne kemi nënshkruar dhe funksionon marrëveshja me statusin e FRONTEX. Këtu kemi pothuajse kemi 1.5 vite anëtarët e ekipet tonë FRONTEX, më shumë se 60 nëpunës të FRONTEX që punojnë në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe do bisedoj me ta bashkë me ministrin Çuçi. Në këtë fushë, Shqipëria dhe BE kanë një bashkëpunim me të gjitha agjencitë në këtë fushë që mbuloj unë,  atë të drejtësi dhe të çështjeve të brendshme. Kjo në fakt është e veçantë dhe një model që duam ta përsërisim te të gjitha vendet e tjera të Ballkani Perëndimor. Ky është një hap i rëndësishëm që po ndërmarrim të gjithë së bashku dhe unë jam shumë e kënaqur për këtë gjë. Jam po ashtu shumë e kënaqur që shikojmë që reformat e mëdha në vend, si reforma e drejtësisë, ligjin e azilit që Shqipëria ka mundur ta miratojë”.

Sigurish, vijoi ajo, që ka shumë fusha në të cilat ne duhet të vazhdojmë përmirësimin dhe kur Shqipëria do duhet të përmirësohet, por kur dhe bashkëpunimi ynë të duhet të vazhdohet të vijohet edhe të përmirësohet.  “Me lejoni të përmend disa nga fushat që ne përmendëm sot si probleme me kërkesat e pabazuara për në disa shtete anëtarë të BE-së. Me çfarë kam kuptuar ky është edhe një shqetësim i Kryeministrit Rama. Është e rëndësishme që të vazhdohen reformat në këtë fushë, të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, për sundimin e ligjit, për shtetin e së drejtës për arsye sigurie, por dhe për të patur në fakt edhe këtë bashkëpunim më të mirë dhe një situatë më të mirë”, theksoi Johansson.

“Pra kjo është situata tashmë ku Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe të gjithë partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të bërë të pamundurën që të ketë një integritet ë lartë të të gjithë kandidatëve në lista, që së bashku ne të vazhdojmë të bindim shtete anëtare dhe të vazhdojmë të kemi këtë besim në vazhdimësi për çështjet e sigurisë dhe të sundimit të ligjit. Ky ka qenë një takim i mirë dhe unë jam këtu për t’ju përgëzuar, për t’ju uruar për këtë progres ecuri aq të madh që është bërë në këtë fushë, por natyrash akoma duhet bërë dhe më kënaqësi pres të bashkëpunojë me Shqipërisë”, tha në fund Komisionerja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.