TIRaNË, 19 shkurt/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 338 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerje inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 6 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 706 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
/m.m/j.p/r.e/