POLONI – Morawiecki: Spitalet çeke dhe sllovake nuk kanë më shtretër të lirë, ofrojmë ndihmën tonë

VARSHAVË, 19 shkurt /ATSH-PAP/ – Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi se Polonia është e gatshme të ofrojë vende në spitalet e saj të përkohshme për pacientët Covid-19 nga Republika Çeke dhe Sllovakia.

“Ne jemi të përgatitur të ndihmojmë fqinjët tanë çekë dhe sllovakë duke vënë shtretër në dispozicion në spitalet e përkohshme në pjesën jugore të vendit”, deklaroi Morawiecki në një konferencë shtypi në qytetin jugor polak të Katowicës.

Ai shtoi se rreth 50% e shtretërve Covid-19 janë aktualisht të zënë në spitalet e përkohshme polake, ndërkohë që kryeministri çek, Andrej Babis tha se në vendin e tij nuk kishte më shtretër të lirë.

“Unë jam duke pritur për një sinjal nga pala tjetër nëse ata kanë nevojë për një ndihmë të tillë”, tha Morawiecki./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.