“Ky Edvini s’është ai i PS, po i PD”/ Kulluri: Tani që Basha takoi kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, fitorja në 25 prill do jetë më e thellë

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një deklaratë të ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i cili shprehet se fitorja do jetë më e thellë për Bashën pasi takoi takoi kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë.

“Pasi takoi Trump në 2017, Basha i fitoi zgjedhjet me sukses! Tani që takoi KM e Sllovenisë dhe Kroacisë, fitorja në 25 prill do jetë akoma më e thellë!”, është shprehur Kulluri.

Rama theksoi se, “ky Edvini s’është ai i PS, po është i PD”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.