ITALI – 15 479 raste dhe 353 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

ROMË, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Italia ka shënuar sërish një rritje në rastet ditore të COVID-19, ndërsa numri i viktimave, ende i lartë, ka tejkaluar kuotën e 95 mijë vdekjeve.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 479 raste pozitive (dje ishin 13 762), sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë 353 (dje ishin 347).

Gjithashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve në kujdes intensive, me gjithsej 2 059 të shtruar (+14 në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve).

Në pavijonet e zakonshëm, janë të shtruar në spital me simptoma 17 831 persona.

Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë tani 2 780 882, ndërsa vdekjet 95 235.

Aktualisht pozitive janë 382 448 persona, të shkarkuarit dhe të shëruarit 2 303 199,  në izolimin e shtëpisë 362 558./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.