GJERMANI – Spahn: Pavarësisht sukseseve, Covid-19 nuk do të dorëzohet vetë

BERLIN, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi sot se shkalla e infeksionit të koronavirusit tashmë është lineare, pas disa javë rënieje, por duke theksuar se Covid-19 nuk do të dorëzohet vetë.

“Shqetësim kemi pasur jo vetëm variantet e koronavirusit, por edhe numrin e infeksioneve të reja”, tha Spahn.

“Megjithëse publiku gjerman dëshiron që t’i japë fund bllokimit, është e rëndësishme të vazhdohet me kujdes në mënyrë që të mos rrezikohet ajo që është arritu”, shtoi ai.

” Covid-19 nuk do të dorëzohet vetë”, tha Spahn.

Numri i infeksioneve të reja për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve tani qëndron në 56,8 në të gjithë vendin, njoftoi sot Instituti Robert Koch (RKI).
Qeveria federale dhe 16 landet e Gjermanisë po synojnë një nivel nën 50.

Hapat drejt lehtësimit të bllokimit do të jenë të mundshme kur të qëndrojë nën 35./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.