Dita e pavarësisë së Lituanisë/ Ruçi uron kryeparlamentaren Nielsen

TIRANË, 19 shkurt /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi kryetares së Seimas të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

“Me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Lituanisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.

Shpallja e Aktit të Pavarësisë së Lituanisë ishte një ngjarje e rëndësishme për të ardhmen e popullit lituanez.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dy shtete anëtare të NATO-s, janë shumë të mira dhe nga të dy palët  po tregohet vullnet për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Shqipëria i është mirënjohëse Lituanisë për qëndrimin e vendosur në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Vizita në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Linas Linkevičius, më 04-05 mars 2020, ishte një kontribut i rëndësishëm në vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave më Shqipërinë.

Shqipëria është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen prej Lituanisë të Kosovës dhe rritjes së pranisë së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare.”, shkrtuan në letrën, Ruçi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.