PD: Me paratë e PPP-ve, do të ndërtoheshin spitale

TIRANË, 18 shkurt /ATSH – I. Vata Partia Demokratika reagoi sot pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama lidhur me investimet transformuese të kryera deri sot në sektorin e shëndetësisë.

Në reagimin e PD-së thuhet se, “me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikontruktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për t’u trajtuar nga COVID-19”.

Sipas PD-së, “Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij”.

“Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryeministër që punon për veten e tij. Më 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama”, thuhet në reagimin e PD-së. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.