BERLIN, 18 shkurt /ATSH/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel harroi, për një moment, të vinte maskën, pas një fjalimi në parlamentin gjerman, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Sipas një videoje, humbja momentale e përqendrimit tregoi lideren gjermane të kthehej në podium për të marrë maskën.
Pas disa sekondave shqetësimi, kancelarja u pa të qeshte me “gabimin” e saj./ /ec/
