Duma me biznesin e vogël në Kavajë: Plani qeverisës synon frenimin e krizës

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës ku dëgjoi problematikat e tyre.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta duke filluar nga taksat e larta, e deri tek rënia e konsumit.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Lulzim Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

Për këtë, tha Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.