Bushati: Biznesi në Shkodër në falimentim nga rënia e konsumit

TIRANË, 18 shkurt /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodër, Helidon Bushati, takoi sot disa biznese në dalje të qytetit të Shkodrës me të cilët bisedoi për problematikat kryesore të biznesit.

Në bashkëbisedim me bizneset, Bushati tha se përballë një situate të tillë, rrezikojnë falimentimin, ndërkohë që detyrimet janë të detyruar ti shlyejnë një më një shtetit.

“Emigracioni gjatë këtyre 8 viteve për shkak të papunësisë në kryeqendrën e veriut ka qenë një nga ndikuesit kryesorë në rënien e konsumit”, tha ai.

Po ashtu, Bushati i garantoi bizneset, por edhe qytetarët e Shkodrës, se qeveria e ardhshme ka angazhime të rëndësishme për të kthyer normalitetin në ekonomi e biznes dhe për të shpëtuar rënien në greminë të ekonomisë shqiptare si dhe u paraqiti atyre edhe detajet e programit, program i cili mori vlerësim maksimal nga biznesi në Shkodër. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.