BRUKSEL – BE: Sanksione të reja ndaj Rusisë për çështjen Navalny

BRUKSEL, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian ka nisur procesin për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas dënimit të disidentit rus Alexei Navalny, sipas burimeve diplomatike.

“Një marrëveshje e përgjithshme politike për të zbatuar masa të reja kufizuese mund të vijë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së të hënën”, tha një eurodiplomat.

Shtetet anëtare, që kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e kritikut të Kremlinit, do të ngarkojnë shërbimin diplomatik të Bllokut me hartimin e caqeve të mundshme për ngrirjen e pasurive ose ndalimet e udhëtimit.

Pasi i mbijetoi një helmimi me agjent nervor dhe u trajtua në Gjermani, Navalny u kthye në Rusi në mes të janarit, kur u arrestua menjëherë.

Që atëherë, ai është dënuar me burgim disavjeçar me akuzat e shkeljes së lirimit me kusht.

Blloku tashmë ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.