Anglia konfirmon ndeshjen me Shqipërinë në “Air Albania”

LONDËR, 18 shkurt /ATSH/ – Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës midis Anglisë dhe Shqipërisë, e vendosur për në muajin e ardhshëm, do të zhvillohet pasi FA siguroi një përjashtim nga kufizimet antiCOVID-19 të udhëtimit për kombëtaren angleze të futbollit, raportoi sot britanikja “The Daily Mail”.

Të gjitha fluturimet e drejtpërdrejta midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë janë pezulluar që nga 22 dhjetori.

Kushdo që udhëton në vend përmes një rruge tjetër duhet të vetëkarantinohet në kthim, por skuadrës së Southgate i është dhënë leja.

Udhëtimi i Anglisë në Tiranë më 28 mars është e vendosur në mes të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës në Wembley kundër San Marinos dhe Polonisë, kështu që çdo kërkesë për vetëkarantinim do të çonte në zhvendosjen e ndeshjes në një vend tjetër.

Që nga shfaqja dhe përhapja e shpejtë e varianteve më infektuese të COVID-19 pas Krishtlindjes, qeveria ka hequr përjashtimet nga kufizimet e udhëtimit për sportin elitar.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte marrë në konsideratë kalimin e ndeshjes në një terren tjetër, për shkak të shqetësimeve rreth fushës së sapo hedhur në stadiumin “Air Albania”, por tani pritet që ndeshja të zhvillohet në Tiranë, ashtu siç është planifikuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.