​Hoti: Duke nderuar familjen Jashari, nderojmë pavarësinë e Kosovës

PRISHTINË, 17 shkurt/ATSH/- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz.

Për 56 të rënët e kësaj familje, në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ai tha se janë sakrifica më sublime qe mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit.

“Sot bëm nderime këtu tek të rënët e familjes Jashari. Në këtë kompleks për të nderuar familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar këta ne nderojmë të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ishte i shoqëruar me bashkëpartiakët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.