SLLOVENI – Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi

LUBJANË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qeveria e kryeministrit, Janez Jansa i mbijetoi një mocioni mosbesimi, të hënën vonë, paraqitur nga grupimet e opozitës.

Rreth 40 deputetë votuan pro mocionit, pas një debati të gjatë në asamble, gjashtë më pak sesa kërkohej nga kuorumi i kërkuar në parlamentin me 90 vende.

Partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë si jodemokratike, për mungesë të respektit ndaj kushtetutës dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së medias.

Kryeministri Jansa hodhi poshtë akuzat dhe e konsideroi mocionin e mosbesimit një “farsë shkatërruese”.

Gjatë votimit në mbrëmje, disa qindra njerëz protestuan para parlamentit, duke kritikuar kryeministrin dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.