​Numërohen 99.84% e votave: VV 47.87%, PDK 17.30%, LDK 13.39%, AAK 7.61%

PRISHTINË, 16 shkurt/ATSH/-Nga 99.84 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.87 për qind ose 378.171 vota.

Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.40 për qind ose 137.474 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.07 për qind ose 103.291, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.42 për qind ose 58.619, Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind ose 20.506.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.