Agjencia Telegrafike Shqiptare

Zbulohet birraria më e vjetër në botë

KAJRO, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Arkeologët amerikanë dhe egjiptianë kanë zbuluar atë që mund të jetë birraria më e vjetër e njohur dhe një nga vendet më të mëdha arkeologjike në Egjipt deri më tani, sipas disa gazetave ndërkombëtare.

“Fabrika antike e birrës u zbulua në Ayudos”, shpjegoi Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm për Këshillin e Antikave Egjiptiane, një territor që i është kushtuar varrosjes së të vdekurve, e ndodhur në shkretëtirën në perëndim të Nilit, mbi 450 km në jug të Kajros.

Me sa duket fabrika e birrës daton që nga koha e mbretit Narmer, i njohur gjithashtu edhe si faraoni Menes, bashkuesi i parë gjysmëlegjendar i Egjiptit të Epërm dhe të Poshtëm.

Misioni arkeologjik bashkëkryesohet nga Matthew Adams, i Institutit të Arteve të Bukura e Universitetit të Neë York-ut dhe Deborah Vischak, profesoreshë e Historisë së Artit Egjiptian Antik në Universitetin Princeton.

Sipas Adams, fabrika e birrës ka qenë e ndërtuar në këtë zone, ndoshta, për të furnizuar me birrën e përdorur në disa prej riteve të sakrifikimit në atë kohë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version