FOTO/ Moti i keq, në të gjitha rrugët e Vorës po bëhet kriposja për të shmangur problematikat

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Në të gjitha rrugët e bashkisë së Vorës, ku ka prani të ngricave po bëhet kriposja për të shmangur problematikat si pasojë e motit të keq gjatë këtyre ditëve.

Kryetari i bashkisë së Vorës, Gentian Picari u shpreh sot se, “duke marrë parasysh reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta ekipet e emergjencave civile së bashkisë u vendosën menjëherë në punë për pastrimin dhe hapjen e rrugëve problematike dhe me ngrica në të gjithë Vorën dhe fshatrat”.

“Në të gjitha rrugët ku ka prani të ngricave po bëhet kriposja për të shmangur problematikat”, theksoi ai.

“Për të tilla probleme të tjera që mund të hasni gjatë këtyre ditëve mjafton të njoftoni instancat përkatëse dhe do të gjenden pranë jush”, tha Picari.

Piraci u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal në rrugë. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.