​Përfundon numërimi në Prizren: VV 45.58%, PDK 16.77%, LDK 9.70%

PRISHTINË, 15 shkurt/ATSH/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare edhe për Komunën e Prizrenit.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me 28.975 vota ose 45.58 për qind. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 10.659 vota ose 16.77 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (PDK) ka 6.164 vota ose 9.70 për qind, KDTP 3.140 vota ose 4.94 për qind, KV 2.746 vota ose 4.32 për qind, ndërsa subjektet e tjera kanë marrë 11.890 vota ose 18.69 për qind.

Dalja e votuesve në Prizren ka qenë 65.470 ose 39,45% për qind nga gjithsej 165.951 qytetarë me drejtë vote.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.