BUDAPEST, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Një supermarket hungarez dëshiron të lehtësojë takimet në këto kohë të mungesës së dashurisë dhe pandemisë duke u ofruar klientëve të saj “shporta për beqarë” me rastin e festës së të dashuruarve.
Rozë për vajzat, blu për djemtë, këto shporta kanë një shenjë në të cilën është shkruar “unë jam duke kërkuar për një shpirt binjak”.
Ata presin për blerësit në hyrje të dyqanit “Auchan” në Csomor, në lindje të kryeqytetit, Budapest.
Në një pirg me shporta mund të lexosh gjithashtu “Jeni beqar?” Përdorni shportat për beqarët, për të takuar personin e duhur në dyqanin tuaj të preferuar”!.
“Ishte një një ide e shkëlqyeshme në kohën e koronavirusit dhe një mundësi për ata që kërkojnë partnerë, është argëtuese dhe për të qeshur”, theksoi Csilla Beres, 25 vjeçe.
Për Tamas, gjithashtu 25 vjeç, nuk duhet humbur rasti. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, ne do të përpiqemi.
Personeli shprehet se është momenti i duur për të ndihmuar klientët që jetojnë vetëm dhe nuk kanë vërtet rast për të bërë takime për shkak të kufizimeve që lidhen me COVID-19.
Operacioni është një sukses dhe dyqane të tjera Auchan do të propozojnë operacione të ngjshem ditën e Shën Valentinit, sipas personelit./ /ec/
