ITALI – Moti i acartë mbyll shkollat në disa provinca

ROMË, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Moti i keq në Itali ka shkaktuar ngrica në rrugë, me probleme e aksidente në rajone ku bora ka mbuluar edhe zonat fushore dhe termometri po regjistron nivele nën zero.

Ajri i ftohtë, që vjen nga lindja, i ka ulur temperaturat në -13 deri në -15 gradë Celcius.

Autoritetet qeveritare kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet, si edhe është pezulluar mësimi në distancë për shkollat e mesme.

Sipas ekspertëve, situata pritet të përkeqësohet në orët e ardhshme, me reshje dëbore edhe në lartësi relativisht të ulëta./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.