ROMË, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Njëzetekatër orë pa ndërprerje, me 13 operacione ortopedike në të gjithë botën, të kryera me përdorimin e realitetit të përzier, ky është eksperimenti shëndetësor i organizuar nga “Microsoft” duke përdorur kompjuterin holografik për realitetin e përzier “HoloLens 2”.
Falë “HoloLens 2”, kirurgët janë në gjendje t’u tregojnë kolegëve në pjesë të tjera të botës fushën e tyre të vizionit, të ndajnë praktikat më të mira dhe të ndërveprojnë me imazhet anatomike të pacientëve në formën e një hologrami.
Realiteti i përzier është një shkrirje e botës fizike dhe botës dixhitale, që bën të mundur ndërveprimet e reja midis njerëzve, kompjuterëve dhe mjedisit.
Pajisjet holografike, të tilla si “Hololens” i Microsoft, janë të afta të vendosin përmbajtje dixhitale në botën reale sikur të ishte në të vërtetë atje./ /ervo/
