Kursi i këmbimit/ Leku humbet terren ndaj dollarit, forcohet lehtë kundrejt euros

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku humbi pikë ndaj dollarit amerikan dhe fitoi terren ndaj monedhës europiane, frangës zvicerane dhe paundit britanik.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 102,13 lekë ose 0,12 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha europiane humbi 0,05 pikë dhe këmbehet me 123,59 lekë.

Paundi britanik u zhvlerësua me 0,10 lekë dhe këmbehet me 140,91 lekë, ndërsa franga zvicerane humbi 0,04 lekë dhe këmbehet në kotën e 114,55 lekëve.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.