Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka gjeneruar këto shërbime si Shërbimi Konsullor Online, Ambasada ime, portali e-Visa, moduli i legalizimeve, printimi i vizës pullë. Shërbimet për pasaportë dhe kartë identiteti ofrohen në zyrat konsullore në 14 vende. Me gjithë luhatjet e 2020 nga COVID-19 shifrat totale të shërbimeve janë rekord dhe puna vazhdon pa ndërprerje, ku janë kryer 352 941 shërbime, 219, 133 aplikime dhe në total janë 1 594.650 shërbime.
Disa nga prioritetet e MEPJ për 2021 janë pagesa online në kuadër të lancimit të portalit e-Visa.al, finalizimi i procedurave për dërgimin e të dhënave biometrike online dhe prodhimin e PP dhe ID në maksimumi 1 javë kalendarike, inicimi i aderimit të shtetit shqiptar në Konventën e Vjenës të vitit 1976 dhe zgjerimi i hartës së shteteve ku bëhet e mundur njohja e përkthimit pas apostilimit nga MEPJ.
/k.s//a.a/r.e/