SOFT NEWS – Në parlamentin neozelandez, deputetët nuk pranohen pa… kravatë

WELLINGTON, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kreu i partisë Maori, në Zelandën e Re, u përjashtua nga Dhoma e parlamentit, sepse refuzoi të vinte kravatë, raportoi BBC.

“Nuk është për barazim, është çështje e identitetit kulturor”, u përgjigj deputeti Rawiri Waititi drejtuesit të Dhomës, Trevor Mallard, i cili e pengoi atë të fliste në sallë.

Në vend të kravatës, së cilës i ishte referuar si një “lak kolonial”, politikani Maori kishte vënë një varëse prej guri të gjelbërt.

Bashkudhëheqësja e parties, Debbie Ngarewa-Packer, e cila kishte vënë një kravatë, u deklarua pa dyshim në mbrojtje të çështjes së kolegut të saj, por pa sukses.

Kjo është veçse grindja më e fundit, në lidhje me temën e kravatës, mes parlamentarit dhe kryetarit të parlamentit.

Në fund të vitit të kaluar, Waititi tashmë ishte kërcënuar se do të përjashtohej nga Dhoma e deputetëve, nëse nuk do të vinte kravatë.

Në fjalën e tij të parë në parlament, udhëheqësi Maori tha: “Më hiqni lakun nga qafa, në mënyrë që të këndoj këngën time”.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se ajo nuk e kundërshton faktin që njerëzit mund të mos pranojnë të mbajnë kravata, por që ka gjëra më të rëndësishme për t’u përqendruar.

“Unë nuk mendoj se neozelandezët shqetësohen për kravatat”, theksoi ajo./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.