ATHINË – Greqia ashpërson bllokimin antiCOVID-19 për shkak të presionit mbi spitalet

ATHINË, 9 shkurt /ATSH-AMNA/ – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot në mbrëmje një bllokim më të rreptë në rajonin e Atikës, që hyn në fuqi nga e enjtja deri më 28 shkurt, për shkak të të dhënave më të fundit për situatën COVID-19 në vend.

Në një fjalim televiziv, Mitsotakis përmendi dy faktorë jashtëzakonisht shqetësues për ekspertët shëndetësorë, rritjen e papritur të pranimeve në spital dhe mutacionet e SARS-CoV-1, të cilat duket se po shpërndahen me ritme shumë më të larta në Greqi.

Masat përfshijnë mbylljen e dyqaneve me pakicë dhe kthimin e të gjitha niveleve të shkollës në mësimin në distancë, me përjashtim të arsimit special./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.