Qendra Shëndetësore në Lanabregas, qytetarët: Nuk jemi të detyruar më të udhëtojmë 30-40 minuta për të shkuar në qendrën më të afërt shëndetësore

TIRANË, 8 shkurt/ATSH-Bledi Naska/ Qendra e re Shëndetësore Lanabregas në periferi të Tiranës, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Për banorët e Lanabregasit, hapja e qendrës së re shëndetësore afër vendbanimit është një lajm i shumëpritur.

Mjekët, por edhe qytetarët, shprehen shumë të kënaqur për këtë investim. “Tashmë jemi të lumtur që në zonën tonë është hapur kjo qendër që është një investim me të gjitha kushtet bashkëkohore. Tashmë nuk jemi të detyruar të udhëtojmë rreth 30-40 minuta për të shkuar në qendrën më të afërt shëndetësore. Mjaftojnë vetëm pak minuta për të arritur në këtë qendër dhe për të marrë shërbimin e kërkuar”, shprehen ata.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se “kemi garantuar të njëjtën cilësi në investimet që realizuam në 52 qendra shëndetësore vetëm në qarkun Tiranë, pjesë e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.