Arbana aplikon “demokracinë e drejtpërdrejtë” në bashkinë e Shijakut

TIRANË, 8 shkurt/ATSH – A. Fortuzi/ Në vendimmarrjet për hapësirat e përbashkëta publike bashkia e Shijakut kërkon mendimin e qytetarëve përmes një konsultimi publik.

Nisur nga dëshira e qytetarëve kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana kërkon mendimin e tyre se çfarë dëshirojnë të ndryshojnë në rehabilitimin e sheshit qendror. Kjo është një mendësi e re, një implementim i demokracisë së drejtpërdrejtë.

Pyetësori që ka publikuar kryetari në rrjetet sociale mund të plotësohet nga çdo qytetar për të shprehur mendimin se si dëshirojnë të jetë sheshi qendror.

Kjo është një iniciativë e radhës e kryebashkiakut Arbana që i jep rëndësi zërit të qytetarëve për të qenë dhe ata pjesë e ndryshimeve të qytetit.

Kujtojmë se Shijaku është në rindërtim dhe po vazhdon puna intensive për transformimin e tij pas tërmetit. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.