IGJEUM: Niveli i ujit dhe prurjet në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna të larta e të qëndrueshme

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) bën të ditur sot se nivelet dhe prurjet e ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme deri në datën 7 shkurt 2021.

Sipas IGJEUM, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës, nga data 8 deri 12 shkurt 2021, pritet rritje e prurjeve, e niveleve dhe e rrezikut të përmbytjeve, në zonën e Nënshkodrës edhe zonave afër liqenit të Shkodrës.

Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve.

IGJEUM thekson se, “sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në të gjithë territorin”.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.