Nis shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë në Gjermani

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, filloi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë rezident në Gjermani.

Në njoftimin për mediat, ambasada shqiptare në Gjermani bën të ditur se “në prani të ambasadorit Artur Kuko dhe të drejtorit të kompanisë ‘Aleat’, Jean-Alain JOUAN, shtetasit e parë që aplikuan morën shërbimin për pajisje me dokumente identifikimi, kartë identiteti dhe pasaportë”.

Ambasada fton të gjithë shtetasit shqiptar me qëndrim në Gjermani që të aplikojnë në portalin e-Albania.al, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e nevojshme që janë në portal.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.