FOTO/ Përfundon rehabilitimi i qendrës shëndetësore në Bulqizë, përfitojnë 5161 mijë banorë

TIRANË, 4 shkurt /ATSH – I. Vata/ Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në lagjen e re Bulqizë, e cila tashmë ofron kushte dhe shërbim më cilësor për banorët.

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka inspektuar përfundimin e punimeve në qendrën shëndetësore në lagjen e re Bulqizë.

“Ky është një investim i qeverisë shqiptare, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me bashkinë Bulqizë në kuadër të projektit “Për rikonstruksionin e 300 qendrave shëndetësore’’, tha ai.

Po ashtu, Alla shtoi se rikonstruksioni u realizua brenda një harku kohor prej 3 muajsh. Nga ky investim do të përfitojnë 5161 mijë banorë.

“Ndërkohë, bashkia Bulqizë ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare në disa projekte të cilat kanë impakt në komunitet, siç janë investimet në infrastrukturën rrugore, bujqësi, arsim dhe shëndetësi”, tha Alla. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.