SUEDI – Test COVID-19 negativ i detyrueshëm për udhëtarët e huaj

STOKHOLM, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Suedia njoftoi sot se do t’u kërkojë udhëtarëve të huaj të paraqesin një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë, në mënyrë që të hyjnë në vend.

“Që nga e shtuna, 6 shkurt, shtetasit e huaj që udhëtojnë për në Suedi duhet të paraqesin një test negativ COVID-19, përndryshe nuk do të lejohen të hyjnë në vend”, tha kryeministri Stefan Lofven.

Masa do të zgjasë deri më 31 mars dhe do të zbatohet për personat mbi moshën 18 vjeç.

Përjashtimet përfshijnë arsye urgjente familjare, punonjës në sektorin e transportit ose persona që udhëtojnë përtej kufijve për punë.

Personat në kategorinë e fundit janë këshilluar të testohen çdo javë./ / ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.