PEKIN, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kompania Xiaomi mund konkurrentët me shpikjen e re që quajtur ”Mi Air Charge” për karikimin në distancë pa kabllo.
Në praktikë, sistemi i njoftuar nga kompania në Twitter ju lejon të rimbushni një pajisje përmes valëve elektrike të përhapura nga një antenë në një dhomë.
Lejon bazën e karikimit dhe pajisjen një komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që të dihet në çdo kohë se ku është telefoni dhe të dërgojë energjinë në atë drejtim.
Sidoqoftë, kompania nuk specifikon distancën maksimale që mund të përshkohet.
Sistemi që punon me 5W karikon smartfonin, që duhet të jetë i pajisur me komponentët e nevojshëm për teknologjinë.
Këtë gjë Xiaomi do ta zbatojë edhe te orët inteligjente dhe pajisjet e tjera. /os/
