Agjencia Telegrafike Shqiptare

Reshjet e shiut/ Rritje e nivelit të lumenjve 5-10 cm në Shkodër

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Në qarkun e Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit ka patur prani të reshjeve mesatare të shiut, duke u reflektuar në rritje të nivelit të lumenjve 5-10 cm.
Sipas prefekturës, bazuar në të dhënat hidrometrike të orës 07:30 hidrometri Dajç shënon kuotën 6.70 m / (max 6.30), hidrometri Drini Bahçallëk shënon kuotën 7.25 m / (max 7.50), hidrometri Buna Pazar shënon kuotën 8.88 m / ( max 8.70).
“Shkarkimet nga porta e Vaut të Dejës vijojnë të jenë 400 m3/s, duke mos ndikuar në zonën e Nën Shkodrës, ndonëse prurjet natyrore janë 1850m3/s”, theksoi Prefektura Shkodër.
Ditët e fundit qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë shkarje te gurëve dhe dherave në rrugët rurale, por nuk është raportuar për problematika në qarkullimin e mjeteve. /k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version