Procesi zgjedhor dhe vota e emigrantëve/ Celibashi takim me ambasadoren e Greqisë

TIRANË, 2 shkurt /ATSH – I. Vata/ Procesi zgjedhor, përdorimi i teknologjisë në zgjedhje dhe vota e shqiptarëve me banim jashtë vendit, ishte fokusi i takimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim kortezie më ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou e cila shoqërohej nga Këshilltarja e parë e Ambasadës, Valia Pentravani.

Në takim u diskutua dhe mbi përgatitjen e procesit zgjedhor si përdorimi i teknologjisë,  keqpërdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, etj. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.