UASHINGTON – SHBA planifikon financimin e testit të parë COVID-19 pa recetë

UASHINGTON, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Qeveria e SHBA-së po financon prodhimin e testit të parë COVID-19  në vend, që mund të blihet pa recetë dhe të vetadministrohet, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Ato mund të përdoren nëse ndjeni simptoma të COVID-19 dhe, gjithashtu, për depistimin e personave pa simptoma, në mënyrë që ata të mund të shkojnë me siguri në punë, shkollë dhe ngjarje të ndryshme”,  tha Andy Slavitt, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Përgjigjen ndaj COVID-19.

Testet janë krijuar nga kompania “Ellume” dhe mund ta zbulojnë COVID-19 me saktësi rreth 95 %, në rreth 15 minuta./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.