Qendra e re shëndetësore në Lagjen 13/Rama: Hallkë e zinxhirit të ri të 300 qendrave shëndetësore të transformuara nga veriu në jug

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/- Pavarësisht pandemisë, puna për hapjen e qendrave të reja shëndetësore nuk ka ndalur.

Në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, ka përfunduar edhe qendra shëndetësore ‘Kodra e Diellit’ që do t’ju shërbejë 12 mijë banorëve duke ofruar shërbime të aksesueshme dhe afër vendbanimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga qendre e re shëndetësore që do të ofrojë të njëjtin shërbim, si në qendër, për banorët e Lagjes 13

“MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër qendër shëndetësore të sapondërtuar pranë Njësisë 5 në Tiranë me standardet më të mira, si hallkë e zinxhirit të ri të 300 qendrave shëndetësore të transformuara nga veriu në jug, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Stafi mjekësor i kësaj qendre shëndetësore shprehen se “është një nga gjërat më të rëndësishme për komunitetin pasi janë afër shtëpisë. Rreth 12 mijë banorë do kenë lehtësi në marrjen e shërbimit pasi janë afër vendbanimit të tyre, por edhe shpejtësi në shërbim”.

Banorët e Selitës, Kodrës së Diellit dhe Liqenit të Thatë, nuk kanë më nevojë të shkojnë në Njësinë 5 për të kryer vizitat shëndetësore. Qytetarët e vlerësojnë investimin e kryer pasi tashmë shërbimin shëndetësor e kanë pranë banesave ku jetojnë.

Në Tiranë veç pikës së re “Kodra e Diellit do të shtohen edhe dy pika të tjera të ambulancave në Lana-Bregas dhe në zonën e Astirit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.