Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministrin Majko

TIRANË, 1 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/ Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të hënë në një seancë plenare. Në rend të ditës, ndër të tjera do të jetë dhe interpelanca e kërkuar nga një grup deputetësh me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, si dhe emërimi i një anëtarit të Këshillit Drejtues te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

Sipas rendit të ditës së dakordësuar në Konferencën e Kryetarëve dhe të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do diskutohen 12 pika.

Fillimisht do të zhvillohet Interpelanca me Ministrin e Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko, për t’i hapur rrugë më tej, diskutimeve për disa projektligje të tjera dhe në fund do të jetë dhe votimi për emërimin e një anëtari të AKEP.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.