Kontingjenti ushtarak niset me mision në Herat/ Peleshi: Shqipëria e vendosur për të përmbushur detyrimet ndaj Aleancës

TIRANË, 31 janar/ATSH/- Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, ndërsa thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës.

“Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support. Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren”, shprehet ministri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.