Agjencia Telegrafike Shqiptare

Reshjet të dendura në të gjithë vendin/ARRSH: Qarkullimi pa probleme

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se gjatë natës kanë filluar reshjet në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, ka pasur rënie materialesh në segmentet: Kukës-Ura e Zapodit, Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Skuraj-Burrel, ku është punuar për pastrimin e rrugës me mjete e punëtorë.

“Aktualisht po vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare dhe se kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”- citon ARRSH.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version