BRUKSEL – BE publikon kontratën e reduktuar me AstraZeneca-n për vaksinën

BRUKSEL, 29 janar /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian ka lëshuar një version mjaft të reduktuar të kontratës së tij me prodhuesin e vaksinave Covid-19 AstraZeneca mes një mosmarrëveshje mbi detyrimet ligjore të kompanisë.

Pjesët thelbësore të dokumentit në lidhje me kostot e vaksinës dhe kohën e shpërndarjes së premtuar nga ndërmarrja britanike-suedeze nuk janë bërë publike.

Ekzekutivi i BE kërkon të bëjë presion mbi kompaninë për të dhënë më shumë doza pavarësisht nga problemet e prodhimit.

Zyrtarët e BE-së kategorikisht refuzuan një argument të paraqitur nga kompania se ajo ishte e detyruar vetëm ligjërisht të bënte “përpjekjet më të mira” për të përmbushur afatin kohor të dakorduar.

Nuk ka “absolutisht asnjë dyshim se kemi një angazhim të vendosur nga ana e kompanisë”, u tha zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer gazetarëve në Bruksel menjëherë pas botimit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.