Xhaçka uron Sekretarin Blinken: Krah për krah për forcimin e partneritetit strategjik

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur sot konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i 71-të i Shtetit të SHBA.

Sipas ministres Xhaçka, bashkëpunimi me Sekretarin Blinken do të çojë në avancimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë e SHBA-ve, si dhe do të konsolidojë partneritetin strategjik të tyre.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet mirënjohëse ndaj SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese të vendit.

Antony Blinken u votua të martën nga Senati i Shteteve të Bashkuara si Sekretari i ri i Shtetit, pas fitores së presidentit Joe Biden.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.