KALIFORNI, 27 janar /ATSH-DPA/ – Gjiganti Microsoft tejkaloi ndjeshëm pritshmëritë në tremujorin e fundit falë performancës së fortë të biznesit të tij në ”cloud” dhe një rritje nga shitjet e rritura të ”Xbox”.
”Shitjet u rritën me 17% në 43.1 miliard dollarë në tremujorin e dytë fiskal, i cili përfundoi në fund të dhjetorit”, njoftoi gjiganti i softuerëve pasi mbylljes së tregut të aksioneve në SHBA.
Analistët kishin pritur rreth 40 miliardë dollarë.
Fitimet u rritën me 33% nga viti në vit në 15,5 miliardë dollarë.
CEO i Microsoft Satya Nadella ka zhvendosur fokusin e kompanisë në shërbimet ”cloud”, duke dhënë fuqi përpunuese dhe softuer nga interneti.
Një faktor kryesor në këtë ishte një rritje prej 50% në biznes për platformën ”cloud Azure”, një konkurrent i Amazon dhe Google. /os/